Kryenegociatori i Kievit në bisedimet me delegacionin rus tha se Rusia nuk duket se e kupton se lufta “nuk po zhvillohet më sipas rregullave të saj, orarit të saj ose planeve të saj”..
Diskutimet midis Rusisë dhe Ukrainës janë mbajtur rregullisht, si personalisht ashtu edhe përmes video, telefonatave që nga fillimi i luftës, por deri më tani nuk kanë arritur të japin ndonjë përparim.
Të dyja palët kanë këmbëngulur më parë se janë ende të hapura për një përfundim të negociuar të luftimeve.
“Nga ana jonë, jo të gjitha urat diplomatike janë djegur”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Por Zelensky ka këmbëngulur se forcat ruse duhet të paktën “të kthehen atje ku ishin më 23 shkurt” – një ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën, që të arrihet çdo marrëveshje paqeje.
Vladimir Medinsky, të cilin presidenti rus Vladimir Putin e emëroi si kryenegociator të tij për Ukrainën në shkurt tha në një intervistë se Moska mbetet e interesuar për një marrëveshje paqeje me Ukrainën që do ta bënte atë një “vend neutral dhe miqësore me fqinjët e saj”.