Në një video live të publikuar në Instagram, reperja Cardi B dëgjon një nga këngët më të klikuara shqiptare, “Të ka lali shpirt”.
Silva Gunbardhi ka publikuar një pjesë të videos në profilin e saj të instagramit me mbishkrimin “Cardi B të dua” dhe sapo dëgjohet kënga reperja thotë: “O, kjo kënga sërish, nuk di si t’i ngre volumin”.
“Të ka lali shpirt”, bashkëpunim i Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit është publikuar në 2013-n dhe deri tani ka mbi 549 mln klikime.