Tuesday, January 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ja cilat janë zanatet më të kërkuara në Shqipëri, punë ka por … ‘nuk ka punëtorë’

Mbi 76 mijë persona në Shqipëri janë të regjistruar aktualisht si të papunë tek Agjencia Kombëtare e Punësimit

by us er1
15/07/2022
in Aktualitet, Ekonomi
0
silhouette group of worker and civil engineer  in safety uniform install reinforced steel column in construction site during sunset time industrial concept

silhouette group of worker and civil engineer in safety uniform install reinforced steel column in construction site during sunset time industrial concept

Rritja e inflacionit, në një treg normal, shoqërohet me uljen e papunësisë. Kjo nuk do të thotë se rritja e çmimeve është gjë e mirë për ekonominë. Norma e inflacionit duhet të jetë aq sa duhet të jetë, as e lartë dhe as e ulët, pra sa më optimale, ndërsa në Shqipëri për shumë arsye shpesh ekonomia nuk i përgjigjet ligjeve të tregut.

Zanatet më të kërkuara në tregun tonë të punës janë: kuzhinier, kamerier, parukier/berber, shitës, specialist i mësimdhënies, recepsionist, punonjës në ndërtim, bujqësi, miniera, transport etj. Bëhet fjalë për profesione që nuk kërkojnë aftësi intelektuale apo nivel të lartë arsimor. Prandaj edhe shprehja “punë ka por nuk ka profesionistë” i shkon për shtat atyre që nuk kanë arsimin e duhur, eksperiencën, apo edhe as dëshirën për të punuar në tregun vendas.



Ndërkohë për të njëjtat profesione ka nevojë dhe tregu i vendeve të BE-së, ndaj edhe kjo shpjegon largimin masiv të shqiptarëve për te gjetur punë në një vend të zhvilluar ku pagesa për të njëjtën punë mund të jetë nga 3 deri në 5 herë më e lartë.

Nga ana tjetër sektorët që kërkojnë më tepër punëtorë në vendin tonë janë: industria përpunuese, tregtia, akomodimi, ndërtimi, hoteleri-turizmi.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare, mbi 76 mijë persona në Shqipëri janë të regjistruar si të papunë tek Agjencia Kombëtare e Punësimit. Aktualisht ka rreth 5 300 vende të lira pune.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit problematike janë grup-moshat jo shumë të favorshme për punësim. Rreth 50% e punëkërkuesve të papunë janë të moshës mbi 45 vjeç.

“Është targeti më i vështirë për punësim. Përgjithësisht janë punëkërkues të papunë afatgjatë, janë ata persona që kanë mbi 1 vit të regjistruar në zyrën e punës, janë ata persona që e kanë të vështirë punësimin. Për ti integruar në tregun e punës ofrojmë programe me punësim part-time ndërkohë ata mund të formohen në një profesion më të ri, se ndoshta profesioni që kanë pasur mund të jetë vjetërsuar ose nuk kërkohet më në tregun e punës,” – u shpreh Gertiola Çepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit.

“Ndryshe janë vendet që shpallen nga punëdhënësi, ndryshe janë profesionet e dëshiruara që duan punëkërkuesit,” – u shpreh Çepani.

Shumica e të papunëve, sipas shifrave zyrtare janë nga Tirana, Elbasani, Fieri, Kukësi dhe Korça.

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
‘Krisja e madhe’, pse po ia kthejnë ‘shpinën’ Franca dhe Gjermania qeverisë ‘Rama’?

‘Krisja e madhe’, pse po ia kthejnë ‘shpinën’ Franca dhe Gjermania qeverisë ‘Rama’?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In