Këngëtarja e njohur Miley Cyrus do t’i bashkangjitet artistëve që do të performojnë në Sunny Hill Festival, Prishtinë. Ka qenë këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ajo që e ka komunikuar këtë lajm, përmes një videoje të postuar në “Instagram”, ku subjekti është vetë Miley.
Miley do të performojë në Prishtinë më datë 2 gusht. Performanca e saj do t’i bashkohet atyre të artistëve si Gashi dhe Calvin Harris.
Kujtojmë se Sunny Hill Festival organizohet tërësisht nga babai i Duas, Dukagjin Lipa. Është konsideruar si nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë dhe do të vijë për të dytën herë më datat 2,3,4 gusht.
https://www.instagram.com/p/BzXu7HXBDkm/