Bota

Ja ç’ka mbetur nga ‘Notre Dame’, burri i aktores: E rindërtoj unë






               Publikuar në : 09:17 - 16/04/19 |
mapo.al

Zjarri që përfshiu katedralen ‘Notre Dame’ në Paris shkaktoi dhimbje te miliona njerëz në mbarë botën. Edhe në rrjetet sociale në Shqipëri, ‘Notre Dame’ ishte fjala e ditës. Pas disa orësh luftë me zjarrin, struktura kryesore e godinës është ruajtur.


Qindra zjarrfikës heroikë u ballafaquan me zjarrin gjatë natës, për të ndalur shkatërrimin e plotë të monumentit.

Ndërkohë, ekipet garuan për të rimarrë thesaret që mund të kishin mbetur nga kryevepra 850 vjeçare gotike, të cilat kanë rëndësi të madhe fetare dhe ndërkombëtare.

Zjarri, i cili shpërtheu pasi turmat e fundit të turistëve përfunduan vizitat në orën 7 pasdite lokale, u shpall përfundimisht ‘plotësisht nën kontroll’ gati nëntë orë më vonë. Megjithatë, pritet të zgjasë disa ditë procesi për të shuar plotësisht të gjitha pikat e mbetura të zjarrit.

Vëmendja po fillon të kthehet në atë që se çfarë mund të ketë shkaktuar fatkeqësinë. Zyra e prokurorëve të Parisit tha se policia do të kryejë një hetim për ‘shkatërrimin e pavullnetshëm të shkaktuar nga zjarri’, duke treguar se autoritetet aktualisht po e trajtojnë flakën si një aksident tragjik dhe jo zjarrvënie apo terrorizëm.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u angazhua për rindërtimin e godinës historike. Por edhe bashkëshorti i aktores Salma Hayek tha se ai është gati për të marrë përsipër rindërtimin e ‘Notre Dame’. Miliarderi Francois-Henri Pinault tha se do të japë 100 milionë euro për rindërtimin.

Pinault, i martuar me Hayek që në vitin 2009, është shef i kompanisë Kering, që ka në pronësi marka të njohura si Gucci dhe Yves Saint Laurent.



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas