ShowBiz

Ja emrat e njohur që do të marrin pjesë në komedinë e Bes Kallakut






               Publikuar në : 15:51 - 12/07/19 |
mapo.al

Filmi i shumëpërfolur i Bes Kallakut, “Falco”, duket se do të përmbajë si kast aktorësh një sërë emrash të njohur.


Në një foto të publikuar nga vetë ai në rrjetin social “Instagram”, kuptohet se pjesë e komedisë do të jenë aktorët Olsi Bylyku, Albano Bogdo dhe Arben Derhemi. Ndërsa në një foto të postuar nga blogerja Sara Kolami, kuptohet gjithashtu se do të aktrojë edhe ajo në film, përkrah këngëtares Bleona Qereti dhe modeles amerikane të fitness-it Nadege Ndjebayi.

“Fundja, a ka një mënyrë të duhur për t’u shfaqur në një funeral? “Falco”. Dita e parë e xhirimeve”-ka shkruar blogerja krahas fotos ku të treja shihen të veshura me të zeza.

Risjellim në vëmendje se do të vijnë si aktorë në komedi edhe gazetari Blendi Fevziu dhe moderatorja Luana Vjollca.

“Falco” ka nisur xhirimet prej disa kohësh dhe me ç’kuptohet shpenzimet për këtë projekt kinematografik duket se do të jenë marramendëse. E megjithatë, ne nuk na ngelet veçse të presim produktin final…

<
>
Screenshot_8 Screenshot_9


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas