fbpx

ShowBizz

Ja emri i fëmijës së dytë të Lorik Canës, po të jetë vajzë (Video)






               Publikuar në : 14:28 - 17/09/19 |
mapo.al

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana do të bëhet së shpejti baba për të dytën herë. Lajmi u bë i ditur në sajë të një fotografie të postuar në “Instagram” nga bashkëshortja e tij Monica, ku kësaj të fundit i pikasej barku i rrumbullakosur.


Kësisoj, gjinia e foshnjës ende nuk dihet. Por, nëse do të jetë vajzë, do të quhet Enkelejda. Në muajin tetor të vitit që lamë pas, Cana u shpreh në emisionin e mëngjesit “Wake Up” se ai dhe e shoqja e kishin menduar edhe emrin e fëmijës së dytë, që para se Monica të mbetej sërish shtatzënë.



Sipas ish-kapitenit, nëse do të bëhej baba i një vajze, do ta quanin Enkelejda, pasi i pëlqejnë shumë emrat ilirë. Një emër të tillë ka edhe Bojken, i cili është tashmë 4 vjeç.


Etiketa:

Pas