Greva e kontrollorëve të Albcontrol në aeroportin e Rinasit, ka bllokuar të gjitha fluturimet ajrore të ditës së sotme, por edhe të së nesërmes, deri në orën 10:00 të mëngjesit.
Në faqen zyrtare të aeroportit “Nënë Tereza”, shihen të gjitha fluturimet që janë anuluar.
Mapo i sjell më poshtë:
<
►
>
Greva e kontrollorëve ajrore konsiderohet si një grusht shteti nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ndërsa kryeministri Edi Rama i kërcënon punonjësit e Albcontrol me ndjekje penale.
Këta të fundit, në një prononcim për mediat, nën përfaqësimin e avokatit, u shprehën se greva për pagën dhe ndryshimet proceduriale është në të drejtën e tyre, aspak në kundërshti me ligjin.
1
Etiketa: Belinda Balluku, Edi Rama, Greva e kontrolloreve, Rinas