Kronika

Ja fotot dhe detajet befasuese nga jahti i braktisur në Shëngjin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:14 - 08/09/19 |
mapo.al

Vazhdon të mbajë erë trilleri historia e një jahti të gjetur të braktisur në brigjet e Shëngjinit nga një peshkarexhë. News24 raporton se pronari i jahtit quhet Sezgin Javuz dhe ai ka qenë i vetëm në mjetin lundrues, çka shton akoma më shumë spekulimet.





Disa variante po qarkullojnë deri më tani tek grupi hetimor. I pari është se turku mund të ketë pësuar një atak kardiak kur është hedhur në det për not. I dyti është që jahti të jetë larguar në momentin kur turku është hedhur për t’u larë në det. Varianti i tretë është më tragjik, pasi mendohet se turku është marrë peng për shkak të pasurisë.


“Grupi hetimor ende nuk disponon detaje nga ngjarja, siç mund të ishin kontaktet e fundit të Sezgin Javuz, jahti i të cilit u gjend në det të hapur dhe u soll në brigjet e Shëngjinit nga peshkarexhat. Policia shqiptare ka vendosur kontakte dhe me homologët në Turqi, ku e vetmja  gjë që bëhet e ditur deri tani është fakti se Sezgin Javuz nuk renditet në listat e zeza të policisë turke,” raporton News24.




Por mediat turke sjellin të tjera detaje.


Sipas portalit të specializuar Denizcilik, jahti Atik Bey thuhet se i përket biznesmenit turk Sezgin Yavuz, sipas policisë shqiptare. Ai thuhet se është 53 vjeç. Por, sipas të dhënave të këtij portali, Sezgin Yavuz është vetëm 31 vjeç dhe ai ishte kapiteni i jahtit.


Jahti po lundronte fillimisht nga Italia në drejtim të Kroacisë. Më pas kishte lundruar drejt Splitit dhe kishte mbërritur në Budva të Malit të Zi. Sinjalin e fundit e ka lëshuar më 2 shtator. Më pas pajisja është fikur. Kur u gjet jahti, motorët ishin të ndezur dhe serbatori ishte plot. Portali shkruan se të afërmit e Yavuz, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Jahti me flamur turk ka një gjatësi prej 14 metrash, gjerësi 4 metra dhe një vlerë tregu prej 2 milionë euro.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas