Kryetari i Partisë Demokratike kërkoi përjashtimin nga Parlamenti të Kryeministrit Rama për gjuhën që përdori seancën e kaluar në Kuvend. Basha tha se deri në përjashtimin e Kryeminist
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur me akuza ndaj Qeverisë fjalën e tij në Parlament. Arrestimi i qytetarëve nga Kukësi ishte kryefjala e kreut të demokratëve, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se urdhëroi arrestimin e protestuesve të Rrugës së Kombit.
Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen në protesta dhe të denoncojnë çdo padrejtësi nga ana e Qeverisë.
“Ky Kryeministër dhe ajo prokurore që lanë të arratisej Arben Çekajn e 613 kg kokainë, i duan të shtypur kuksianët dhe gjithë qytetarët që ngrenë zërin. Ky Kryeministër dhe ky ministër i Brendshëm, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge, i duan në burg baballarët kuksianë.
Mos i harroni kuksianët. Ata janë ende në burg. Liria dhe dinjiteti i tyre janë të dhunuara. Ndaj nuk duhet t’i harrojmë. Ndaj sot dua t’ju shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që sot kanë ngritur zërin e tyre në mbrojtje të të drejtave të kuksianëve dhe qytetarëve të ndershëm. Ata treguan se në këtë vend ka ende shpresë, se ka ende kurajo, por qëndruan besnikë një të vërtete të mëdhe, padrejtësia diku është një kërcënim për drejtësinë kudo. I bëj thirrje çdo shqiptari mos presin të bëhen qindra dhjetra miliona, por të reagojë secili me mënyrën e tij të reagimit. Këto përpjekje të gjitha bashkë do përbëjnë një goditje fatale për këtë regjim kriminal që kemi sot në krye të vendit”, u shpreh Lulzim Basha.
Kryetari demokrat bllokoi foltoren bashkë me deputetët demokratë. Kjo bëri që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi të ndërpresë seancën.