Kryesore

Ja fotot: Ronaldo i shkel syrin sa herë që Messi del në dritare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:11 - 29/06/18 |
mapo.al

Lionel Messi dhe ekipi i tij i Argjentinës do të kenë armikun e përhershëm Cristiano Ronaldo përballë hotelit të tyre, teksa një murale e madhe e yllit portugez ia bën me sy nga jashtë.






Argjentina po përgatitet për fazën e nokautit me Francën të shtunën pasdite dhe Ronaldo do t’i vëzhgojë nga afër.


Ekipi i Jorge Sampaoli-t pritet të qëndrojë në Ramada Hotel të Kazanit, ndërsa francezët në Mirage.










Përballë Ramada Hotel është një murale gjigante shumëngjyrëshe e yllit të Real Madrid, Ronaldo, e cila thuhet të jetë krijuar për Kupën e Konfederatave një vit më parë.



Në foto, muralja dykatëshe shfaq fytyrën e Ronaldo-s që ta bën me sy.

Media lokale beson se Ronaldo do të shihet nga shumicat e dhomave që do të rezervojë Argjentina, kështu që Messi do të ketë një fytyrë të vjetër sa herë që hap grilat në mëngjes./TeleSport

1


Etiketa: , , , ,

Pas