ShowBizz

Ja këngëtaret shqiptare në listën e më të pasurve në Britani





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:51 - 30/10/19 |
mapo.al

Këngëtaret e njohura me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa duket se janë ndër artistët më të pasur nën moshën 30 vjeç në Britani të Madhe.


Revista prestigjioze britanike “Heat” ka publikuar një listë, ku në krye qëndron Ed Sheeran, me një pasuri të vlerësuar prej 170 milionë funte.



Në vend të dytë renditet Daniel Radcliffe, me një pasuri prej 90 milionë funte. Ndërsa në vend të tretë, Harry Styles, me 64 milionë funte.


Rita Ora është renditur e 13-ta, me një pasuri prej 17.8 milionë funte. Sa i takon Dua Lipës, zë vendin e 15 me 11. 8 milionë funte.

Kujtojmë se vitin e kaluar lista kryesohej nga këngëtarja Adele. Por, ajo është tashmë 31 vjeç dhe automatikisht skualifikohet nga lista.


Etiketa: ,

Pas