Lajmi se policia e Tiranës ka arrestuar një vrasës me pagesë, ka bërë shumë bujë në media.
Megjithatë ka pasur shumë pak informacion për të.
Sipas GSH, 24- vjeçari nga Elbasani, Kristi Pine është pjesë e një grupi që kryente vrasje me pagesë.
Ata dyshohen si përgjegjës për disa nga krimet më të bujshme të kohëve të fundit.
Pas arrestimit të vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj, kjo është një tjetër goditje e fortë e policisë.
24- vjeçari dyshohet për ekzekutimin mafioz në Durrës të biznesmenit Leonard Murati më 18 nëntor të vitit të shkuar.
Murati u vra në derën e lokalit të tij.
Sipas GSH, 24- vjeçari dyshohet se bashkë me Alfred Qefalinë, kanë ekzekutuar në Shkodër Ibrahim Manin.
A.Q dyshohet edhe për shpërthimin e 24 shkurtit në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë biznesmeni Armando Çeka, juristi Julian Çela dhe A.SH.
24- vjeçari nga Elbasani dyshohet edhe për tre vrasje të tjera në qytetin e Shkodrës.
Zakonisht shënjestër e tyre ishin biznesmenë ose persona me të kaluar kriminale në fushën e drogës.
Raportohet se urdhrat për të kryer vrasje i merrnin nga burgu.
Sipas News24, Admir Tafili bënte porositë për vrasjet.
Tafili është i dënuar për disa vrasje, që nisin shumë kohë më parë.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për pjesën tjetër të grupit.
Rezulton se për një vrasje ata merrnin deri në 20 mijë euro.
Atentati më i fundit është ai që kanë kryer në qytetin e Shkodrës.
Në banesën e Qefalisë dhe në lokalin e Pines janë gjetur një arsenal armësh.