Manila, kryeqyteti i Filipineve me një numër popullsie shumë të lartë dhe i njohur për bllokimet e saj të trafikut, është vendi ku po perflitet investimi i madh.
Në një sondazh të vitit 2016 , kompania e lundrimit “Waze” e cilësoi Manilën si “qyteti me trafikun më të keq në Tokë”.
Mbështetja e qytetit në lëvizjen vetëm me makina po ashtu përkeqëson problemin e rritjes së ndotjes së ajrit .
Si një zgjidhje e mundshme ndaj smogut dhe bllokimit të Manilas, vendi planifikon të ndërtojë një qytet krejtësisht të ri dhe më të qëndrueshëm të quajtur “New Clark”.
Planet për zhvillimin e 14 miliardë dollarëve, në qytetin i cili do të jetë më t mëdha se Manhatani – bëjnë thirrje për dronë, makina pa shofer, teknologji që do të reduktojnë përdorimin e ujit dhe të energjisë së ndërtesave, një kompleks sportiv gjigant dhe shumë hapësirë të gjelbëruar.