Aktualitet

Ja kur do të integrohet Shqipëria në Evropë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:42 - 01/08/21 |
Aleks Kapllaj

Para disa muajsh, ambasadori i BE në Tiranë z. Luigi Soreca, bëri një tur nga Veriu në Jug në takimet me të rinjtë shqiptarë me temën “Ti je ambasador i Shqipërisë në BE”.






Në takimet që zhvilloi Soreca me të rinjtë shqiptar nga 12 deri me 29 maj, në 23 komuna të Shqipërisë, nga Tamara e Vermoshit deri në Konispol, theksoi disa herë se: “Shqipëria është Evropë dhe së shpejti do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”.


Kuptohet se destinacioni i vendit tonë është dhe duhet të jetë një bindje dhe objektiv i merituar i integrimit në Institucionet Evropiane.







Por në qërshor, komisioneri i zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi, u shpreh qartë se përpjekjet që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në plotësimin e kushteve që ka vendosur Evropa për këto dy vende, nuk janë të mjaftueshme në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.



Edhe pse Varhelyi u shpreh se muaji qërshor dhe viti 2021 janë vendimtare për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, pra për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ai e pranoi vetë se ky objektiv varet edhe nga plani i zhvillimit të BE-së për këtë rajon, që do të investojë gati 30 miliardë euro në infrastrukturat kryesore të ekonomisë.



Kuptohet se situata politike dhe ekonomike në Evropë është e kushtëzuar me ecurinë e Pandemisë, e cila i ka marrë asaj energjitë kryesore të politikës së Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit të BE-së në përballimin e saj.

Gjatë kësaj periudhe BE është angazhuar në ndihmën për vendet që janë kandidate për të hyrë në istitucionet e saj, duke u afruar si asistencë teknike e farmaceutike por edhe me furnizimin me vaksinat që ka aprovuar EMA.

Kjo edhe në bazë të akordit që ka firmosur Manastirliu me 30 prill 2020, për vaksinimin e qytetarëve shqiptarë me vaksinat që ka aprovuar EMA. Edhe pse kjo kontratë nuk është respektuar nga qeveria Rama, që ka përdorur vaksina që EMA nuk i ka aprovuar për efikasitetin e tyre.

Lexo edhe :  Rama: Kushdo që merr stafetën pas Merkel, të mos i kthejë kurrizin Rajonit

15 kushtet që votoi Parlamenti Evropian në qërshor të 2020, janë shpata e Damokleut për qeverinë Rama. Nga këto kushte, vetëm krijimi dhe fillimi i punës së Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK, janë të realizuara, ndërsa dënimi i vjedhjes se zgjedhjeve parlamentare të 2017, gjykimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qërshorit të 2019, ndalimi i largimit të shqiptarëve nga vendi, lufta kundër korrupsionit, Kodi i ri zgjedhor i aprovuar nga mazhoranca parlamentare e PS pa konsensus shumëpalëshe, modifikimi i ligjit të mediave sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe reforma në drejtësi shumë e avashtë dhe e njëanshme etj, janë kushte të parealizuara nga qeveria Rama.

Përkundrazi, kushtet për Shqipërinë janë të destinuara të shtohen me zgjedhjet e 25 prillit, që sipas raportit të ODIHR-OSBE del qartë se votat u blenë. Përdorimi i të dhënave private të qytetarëve shqiptarë të besuara në databazën e shtetit shqiptar dhe përdorimi i fondeve të rindërtimit për dëmet nga tërmeti dhe blerja e votave nga partia në pushtet, si dhe pjesmarrja masive e të gjithë strukturave të pushtetit lokal e qëndror me përfshirjen e forcave të rendit, janë shkelje flagrante që e largojnë vendin tonë nga Bashkimi Evropian.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të realizohet kur vendi i ynë të mos jetë i pari në Evropë për korrupsion, i pari për kërkim azili ekonomik të shqiptarëve në shtetet evropiane, i pari në Evropë për papunësi, i fundit për minimumin e jetesës që është në nivelet e vendeve afrikane, i pari për kultivim e trafikim lëndësh narkotike dhe sipas DASH, duke u shndërruar edhe një vend i pa sigurt edhe për bizneset amerikane dhe jo vetëm.

Njëkohësisht edhe programi i zhvillimit të rajonit si qëllim i integrimit të shteteve ballkanike në BE, nuk mund të ketë të ardhme nëse lihet jashtë këtij integrimi shteti i Kosovës.

Çdo tentativë e përjashtimit të saj, është përçarje e faktorit kryesor për paqen dhe zhvillimin dhe integrimin e vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian, ku vendimtar është kombi shqiptar.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas