Të premten, në Athinë mbërrin një i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan për Energjinë.
Amos Hochstein do prezantojë një propozim për Greqinë, një kundër- ofertë për gazsjellësin që u ka premtuar Rusia grekëve.
Mësohet se SHBA do kërkojë që Greqia të fokusohet tek gazsjellësi TransAdriatik, që sjell gazin nga Azerbajxhani në Europë.
Kjo vizitë vjen në një kohë kur Gjermania e ka paralajmëruar sërish Greqinë se as Rusia dhe as Kina nuk ia zgjidhin problemet.
Ndërkohë ministri i Energjisë në Azerbajxhan, Natiq Aliyev, bëri të ditur se gazi azer do të mbërrijë në Europë në vitin 2020.
Ai u shpreh i bindur se projekti do përfundojë në kohë.
Mbi 10 miliard metër kubik gaz do kalojë nga Azerbajxhani, në drejtim të Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, drejt Italisë.
Z.gazetar,nuk je aspak i sakte,ne keto qe thua.Keto 10 miliarde metro kub gaz,perbejne shumen totale shumevjecare,vjetore,apo mase tjeter kohore ? Ti nuk kupton as vete se cfar je duke thene !