Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar gjatë një vizite në Kaliforni se brenda dy ditesh do të mesojme se kush është vrasësi i gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Presidenti amerikan u është përgjigjur gazetarëve për çështjen në fjalë.
“Të akuzosh për vrasjen princin Mohammed bin Salman është akoma e parakohshme”, – është shprerhur ai.
Sipas mediave të huaja, Trump ka saktësuar se do të marrë raportin e CIA-s të martën dhe se për këtë cështje do të flasë edhe me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.
“Brenda dy ditësh, – ka shpjeguar ai, – do të marrim vesh se kush e ka urdhëruar vrasjen e gazetarit disident”
Jamal Khashoggi është zhdukur me 2 tetor brenda konsullatës saudite në Stamboll.