Kryesore

Ja kush do ta drejtojë Komisionin Hetimor për shkarkimin e Metës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:40 - 06/05/21 |
mapo.al

Caktohet kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Burime bëjnë me dije pse në krye të këtij komisioni do të jetë deputeti socialist Alket Hyseni






Pjesë e tij do të jenë edhe tre deputetët e opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.


Emrat pritet t’i dërgohen për miratimin ditën e nesërme Kuvendit i cili do të mblidhet për të dytën herë gjatë kësaj jave në seancë plenare.





Presidenti Ilir Meta ishte thirrur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve për t’u njohur me argumentet e 50 deputetëve socialistë që kanë kërkuar shkarkimin e tij.



Kreu i shtetit nuk u paraqit në komision, ndërkohë që presidenca sqaroi se arsyeja ka qenë agjenda dhe takimet për të cilat sipas saj ka qenë në dijeni edhe vetë qeveria.

Lexo edhe :  Meta nuk u paraqit te "Ligjet", Presidenca nxjerr dokumentet: Qeveria e dinte

LEXO EDHE:

Meta nuk u paraqit te “Ligjet”, Presidenca nxjerr dokumentet: Qeveria e dinte

47


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas