Astana, Qarabag, Maccabi Tel Aviv dhe Dinamo Tbilisi ishin skuadrat që Tirana mund të kishte përballë në Champions League.
Shorti është hedhur ditën e sotme në mesditë, në selinë qendrore të UEFA-s në Nion të Zvicrës. Mësohet se Tirana do të luajë kundër gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisi në turin e parë kualifikues në Champions League.
Ndeshjet turit të parë eliminator do të zhvillohen më 18 dhe 19 gusht. Për shkak të situatës globale, Uefa ka vendosur që tre turet e para të zhvillohen me ndeshje teke.
Nëse fitojnë bardheblutë do të kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Champions League, ndërsa nëse humbasin do të luajnë në raundin e dytë kualifikues të Europa League.
Shorti i plotë i raundit të parë kualifikues:
Ferencváros (Hungari) – Djurgården (Suedi)
Celtic (Skoci) – KR Reykjavík (Islandë)
Legia Ëarszaëa (Ppoloni) – Drita (Kosovë)/Linfield (Irlandë V.)
Sheriff (Moldavi) – Fola Esch (Luksemburg)
Connah’s Quay (Uells) – Sarajevo (Bosnje-Hercegovinë)
Crvena zvezda (Serbi) vs Europa (Gjibraltar)
Budućnost (Mal i Zi) – Ludogorets (Bullgari)
Ararat (Armeni) – Omonia (Qipro)
Floriana (Maltë) – CFR Cluj (Rumani)
Maccabi Tel-Aviv (Izrael) – Riga (Letoni)
Qarabağ (Azerbajxhan) -Sileks (Maqedoni e Veriut)
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) – Tirana (Shqipëri)
Dynamo Brest (Bjellorusi) – Astana (Kazakistan)
Molde (Norvegji) – KuPS (Finlandë)
Flora Tallinn (Eestoni) – Sūduva (Lituani)
Celje (Slloveni) – Dundalk (Irlandë)
KÍ (Ishujt Faroe) – Slovan Bratislava (Sllovaki)