Kronika

Ja kush e dha urdhrin: Bastisen banesat e gjyqtarëve që ulën dënimin e Dajtit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:03 - 15/02/19 |
mapo.al

Një aksion blic është ndërmarrë nga policia mëngjesi e kësaj të premteje në banesat e gjyqtarëve që dhanë vendimin për uljen e dënimit për Dritan Dajtin.





Mësohet se aksioni është ndërmarrë pas urdhrave të kontrollit të lëshuar nga gjykata. Kontrollet janë ndërmarrë nga forcat speciale.


Ndaj tre gjyqtarëve që vendosën të shpëtonin nga burgimi i përjtshëm Dritan Dajtin, Prokuroria për Krime të Rënda  ka nisur procedim penal.




Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë, dhe shpërdorim të detyrës.


Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, për Dajtin, i cili ishte dënuar me burg përjetë duke e dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.


Çështja është gjykuar nga gjyqtarë, të cilët vinin nga Apelet e Rretheve. Dy gjyqtarët e Shkodrës, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë votuar pjeserisht kunder vendimit për gjykimin e shkurtuar. Ndërsa tre gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm.

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas