Aktorja e humorit Eliona Pitarka ka ngjallur mjaft kureshtje me deklaratën e dashurisë, që bëri mbrëmjen e djeshme në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”.
Ajo i kushtoi publikisht performancën skenike të dashurit të zemrës, ndonëse u kujdes që të mos përmendte emër.
“Icon Style” ka publikuar së fundmi një foto, ku motra e Elionës shfaqet krah të dashurit të kësaj të fundit. Duke u nisur nga një koment i dikurshëm i një ndjekëseje në “Instagram”, partneri i Elionës quhet Desi.
“Jeni shumë çift simpatik, Eliona dhe Desi”-i ka shkruar asokohe ndjekësja.“Oh, faleminderit shumë!”-i është kthyer aktorja e humorit, duke konfirmuar kështu emrin e të dashurit.
Me ç’kuptohet, Desi është pikërisht djali që shihet në foto.