Një ndër banderolat që tërhoqi vëmendje mbrëmjen e djeshme në stadiumin “ Air Albania” , teksa luhej ndeshja Shqipëri-Francë”, ishte ajo ku shkruhej “Hiqni duart nga Kosova”.
Sipas mediave kosovare, banderola është produkt i grupit të tifozëve Ilyrian Elite, që me shumë gjasa i drejtoheshin pikërisht kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë.
Risjellim në vëmendjse se Ilyrian Elite janë shfaqur për të parën herë në stadium para dy vitesh, në ndeshjen Itali-Shqipëri, duke hedhur flakadanë në fushë dhe ndërprerë lojën për disa minuta. Në mbështetje të Kombëtares, Ilyrian Elite ka si synim primar bërjen bashkë të tifozëve kuqezi nga të gjitha trojet shqiptare.