Një shkrim i Jaime Pozuelo-Monfort, një ekonomist i vendosur në Shqipëri, për blogun e njohur HuffPost, ka bërë xhiron e rrjetit në vendin tonë.
Pesimizmi i tij për dështimin e sistemit në Shqipëri është pritur mirë nga disa kritikë, të tjerë janë kundër.
Por JPM ka vazhduar me kritikat dhe thirrjet për revolucion në Shqipëri, në një tjetër shkrim tek HuffPost.
Këtë herë ai i bën thirrje të rinjve të bashkohen me të.
“Establishmenti politik duhet të sfidohet,” thotë ai.
“Nëse do bashkoheni me ne, na dërgoni një rezyme. Eksperienca dhe bindjet e mëparshme politike nuk janë detyrim’, shkruan ai.
Ndërkohë në shkrim është postuar një foto nga takimi i tij me Princin Leka.
JPM thotë se Princi Leka II është dakord me analizat e tij.
“Do ketë lavdi përpara, nëse punojmë së bashku”, shkruan JPM.
Nuk shoh ndonje ndryshim te madh midis monarkise feudaliste e komunizmit feudalist monarkik. Ne te dy sistemet, ishte nje njeri qe kishte plotfuqishmerine per te qeverisur vendin.
Ne feudalizmin monarkik e kishte mbreti e ne sistemin socialist e kishte diktatori qe e coi edhe me tej monarkizmin absolut, duke u bere edhe pronar i mendjes se te gjithe qyetatreve.
Shqiperia ndryshe nga pjesa me e madhe e vendeve europiane, kaloi nga feudalizmi monarkik ne feudalizmin komunist.
Demokraci dhe konkurence e lire e vlerave, nuk do te thote rikthimin as ne feudalizmin monarkik e as ne feudalizmin komunist.
Nuk i mjafton këtij ky mbret që kemi tani?