Dalin pamjet e momentit kur deputeti i LSI, Ralf Gjoni, spërkatet me bojë të kuqe teksa del nga apartamenti dhe i ishte drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për të bërë betimin.
Në video shihet sesi Gjoni është qëlluar me bojë të kuqe, një mesazh ky pas vendimit të tij për të thyer vendimin e LSI-së për djegien e mandateve. Ka qenë një i ri i cili i ulur në dalje të pallatit ka pritur daljen e kandidatit për deputet.
Sapo ai shfaqet në derën e apartamentit, i riu i drejtohet me shpejtësi duke e spërkatur me shiringë.
Në pjesën e fytyrës së Gjonit duken gjurmët që lë boja e kuqe pasi spërkatet dhe menjëherë pas këtij momenti i riu largohet me shpejtësi. Në një reagim për mediat më pas, deputeti i ri i LSI tha se nuk i hiqej boja nga fytyra. Edhe nga pamjet e siguruara nga MAPO, pasi Ralf Gjoni dha një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, duken ende gjurmët e bojës në fytyrë.
Ralf Gjoni flet për mediat pasi u spërkat me bojë
LEXO EDHE:
Pranoi mandatin, Ralf Gjoni sulmohet me bojë poshtë shtëpisë
Ralf Gjoni: S’më hiqet boja nga fytyra, kam djegie të syve (FOTO)
mos hargjini boj per ramen e ket klysh te tij.futjani m.t fytyres ket meritojn keta.