Prej dje në orën 17 e 30 e në vijim, është një foto që ka pushtua mediat shqiptare dhe rrjetin social.
Pikërisht, prania e Kosovës në Sallën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, në praninë dhe shoqëruar edhe me firmën e Presidentit Donald Trump.
Kjo foto është bërë menjëherë historike, pasi kështu po cilësohet edhe marrëveshja.
Ka shumë kritikë që kanë konstestuar pika të ujdisë, dhe me siguri edhe më tej do të ketë diskutime e mosrënie dakord.
Por të gjithë pranojnë disa gjëra.
Kosova dhe Serbia janë futur tashmë në një shinë, nga ku nuk do të mund të dalin pa zgjidhur çështjen finale, njohjen e ndërsjelltë si shtete.
Projektet e përbashkëta insfrastrukturore do t’i bëjnë Prishtinën dhe Beogradin të jenë partnerë, dhe do të mbajnë gjallë mes tyre komunikimin normal.
Me marrëveshjen e firmosur dje, rikthehet fuqishëm vemendja e Shtëpisë së Bardhë në Ballkan, çka është një ogur i mirë për këtë rajon dhe sidomos për shqiptarët që kanë tek SHBA mikun dhe aleatin strategjik dhe historik.
Mjafton të shihni se sa komunikime kishte dje nga zyra më e rëndësishme e planetit për çështjen, për të kuptuar se tashmë, Kosova dhe Serbia, po krejt rajoni ynë, morën një shpejtësi të fuqishme dhe energjike të re në kursin euro-atlantik.
/ Mapo.al
Etiketa: Ballkani, Donald Trump, Marreveshja Kosove-Serbi, rajoni, Shtëpia e Bardhë