Aktualitet

Ja pse po prishet banesa te “Petro Nini”, e blerë në 1939









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:07 - 11/03/19 |
mapo.al

Fadromat i kanë shkuar te dera e shtëpisë familjes Llapaj në Tiranë. Një vendim gjykate parashikon prishjen e shtëpisë 2-katshe. Gjykata ka vendosur që ti kthejë pronën ish-pronarit. Por, familja Llapaj thotë se ligji parashikon kthimin e pronave që janë sekuestruar pas datës 28 nëntor 1994 dhe jo pronat e marra në vitin 1939.



Njëri prej pronarëve të banesave Luan Llapaj, shprehet  se pronën e ka blerë që në vitin 1939, kohë edhe kur i është sekuestruar nga qeveria e kohës. Ai pretendon se vendimi i dhënë nga gjyqtari i apelit Gjin Gjoni është i padrejtë.


“Kemi blerë shtëpi nga Enti i banesave në vitin 1939 kur e ka blerë gjithë Shqipëria. E privatizuam dhe nuk ka asnjë barrë ligjore. Dhe nuk thotë që vite më vonë do të ndërtojë njeri mbi këtë shtëpi. Që në 2009 kam paguar lekët për infrastrukturë. Legalizimi thotë që je në proces legalizimi. Jemi në konflikt me Aleksandër Gavoçin. Komisioni i Kthimit të Pronave i dhënë pronë nga shkolla Petro Nini e deri më këtu.




Prona i është sekuestruar nga qeveria e kohës në vitin 1939. Toka i është sekuestruar që në 17.12. 1939. Ligji i kthimit të pronave thotë që kthen çdo pronë e marrë pas 28 nëntor 1944. Këtij i janë sekuestruar pronat në 1939.



Gjin Gjoni, Elona Stavri dhe Hysni Demiraj thotë toka është e këtij. Gjoni nuk shkruan asnjë fjalë për gjithëçfarë ka kërkuar avokati ynë. Ky është gjyqi i Gjin Gjonit. Kjo dosje është dorëzuar në tavolinën e Gjonit. Ai nuk ka shkruar asnjë fjalë në dosje për këtë. Ne kërkojmë që kryeministri të ndalojë përmbarimin.


Na tha shteti jetoni në këtë shtëpi, dhe jetuam. Kam 64 vjet që jeton këtu. Kam lindur këtu. Ne jemi tek shtëpia jonë ku na tha shteti”, – thotë Luan Llapaj.

 

 

LEXO EDHE:

IKMT shkon të prish shtëpinë te “Petro Nini”, banorët në lot/ VIDEO

Përmbaruesit me shufra hekuri, familjarët u kyçin portën (VIDEO)

FOTO/ I shoqërojnë të atin, i mituri kapet pas makinës së policisë

FOTO-VIDEO/ Banorët nuk lejojnë shembjen e shtëpisë te “Petro Nini”

Pamje të rënda te “Petro Nini”, gruas i bie të fikët (video)

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas