Aktualitet

Ja pse Rama ka frikë ODIHR-in








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:35 - 02/10/20 |
Nga Oerd Bylykbashi

Në vitin 2001 PS-ja kishte hartuar sistemin zgjedhor e vetme, me votat e saj. ‎Një sistem i komplikuar që mund të manipulohej. Pikërisht sistemi që prodhoi Dushkun famëkeq që i dha padrejtësisht PS-së 9 deputetë. Por nuk qe vetëm Dushku. PS shpiku edhe trukun e kandidatëve të pavarur fallso.


Për të manipuluar sistemin dhe rritur rezultatin me të njëjtat vota të marra‎, PS regjistroi shumë ministra dhe drejtues të saj si kandidatë të pavarur. Nëse ata fitonin, nuk quheshin si deputetë të PS dhe sistemi zgjedhor nuk ia zbriste PS-së nga llogaritja e përgjithshme.


Nëse nga vota e përgjitheshme proporcionale PS-së do t’i takonin 61 deputetë, por në mazhoritar kishte fituar 61 të tille, PS nuk do përfitonte mandate kompensuese nga proporcionali (61 me proporcional minus 61 në mazhoritar = 0 mandate kompensuese).



Por nëse 10 prej deputëve socialiste ishin zgjedhur si të “pavarur”, këta nuk do t’i llogariteshin PS-së e cila do të quhej se kishte fituar vetëm 51 deputetë nga mazhoritari dhe do t’i takonte të merrte edhe 10 të tjerë si kompensim nga proporcionali.


Me këtë truk, në vend që PS të merrte vetëm 61 deputetë sa i takonte, do të merrte 71 të tillë (51 zyrtarisht dhe 10 të “pavarur” nga mazhoritari, plus 10 nga proporcionali) dhe kështu do të formonte qeverinë.


Opozita kishtë bojkotuar referendumin e manipuluar të Kushtetutës në 1998 dhe raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të masakruara të 2000 si dhe protestonte në bulevard thuajse cdo ditë ndaj shkeljes së të drejtave.

Një ndërkombëtar shumë i rëndësishëm asokohe në Tiranë madje shprehej se “nëse gjetja e PS nuk ndalohet nga ligji, atehëre është e lejuar”. Me këtë “leje” në xhep, PS filloi fushatën. Kandidatët e saj të “pavarur” fallso që deri para fushate ishin ministra, benin fushatë me postera me logon e PS-së.

Por një profesor i shquar dhe ekspert nderkombetar‎ u skandalizua kur e dëgjoi kete dhe e denoncoi publikisht në deklarate per shtyp në Rogner.‎ ODIHR u shqetsua shumë për mundësitë manipulative të këtij truku dhe në Tirane erdhi vetë Drejtori i ODIHR.

Ne oborrin e OSBE të mbushur me nderkombëtare dhe media, me një anglishte me theks francez, ai deklaroi: “Kandidatet e pavarur jani si gratë shtatëzëna. Grate ose jane shtatëzena ose nuk janë. Edhe kandidatët e pavarur, ose janë vertet të pavarur ose nuk janë.”

Te pranishmit qeshën me batuten lapidare qe vrau fallsitetin e “te pavarurve” te PS-se. Ndërkaq, ata që ishin aty e që kishin mbështetur këtë gjetje të PS-së, ulen kokën dh‎e heshtën. Më pas KQZ u detyrua t’i varte tek PS ministrat socialiste që garonin si të pavarur‎.

Kjo është një histori e vërtet e qershorit të 2001. Ja si është kthyer PS-ja 20 vite pas dhe kërkon të manipulojë rezultatin, madje jo duke manipuluar sistemin zgjedhor, por duke e ndryshuar atë kur gara ka filluar. Për këtë arsye ka frikë nga ODIHR dhe bllokon Këshillin Politik që të kërkojë asistencën e tij, sepse e di përgjigjen.


Etiketa: ,

Pas