Kryesore

Ja pse Rudina Hajdari u bë ‘shënjestër’ kaq shpejt





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 14/12/18 |
mapo.al

E kishim paralajmëruar se beteja politike e Rudina Hajdarit kundër të gjithëve nuk do ishte e lehtë. Deputetja demokrate ka tërhequr vëmendjen me kritikat e saj të forta, por edhe ajo do binte pre e sulmeve, një ditë pasi foli në Kuvend.


Këtë herë mediat janë marrë me vëllanë e saj.



http://www.mapo.al/rudina-hajdari-shperthen-ne-kuvend-asnje-nga-ju-nuk-e-do-kete-vend/


Në vitin 2008, Kirjald Hajdari, djali i gjyqtares së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, rezulton se ka marrë një ambient me qera në Qytetin Studenti, me sipërfaqe 280 m2, me qëllim për ta transformuar në bar-kafe, shkruan Shqiptarja.com.

http://www.mapo.al/si-ta-lexojme-revolten-e-rudina-hajdarit/

Nga të dhënat që disponon Shqiptarja.com, për të rikonstruktuar këtë ambient të marrë me qira në bazë të një kontrate të lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, Fatmir Hajdari, bashkë me djalin e saj, kanë marrë një kredi me vlerë 1.9 milionë lekë. Dy vjet më pas, ky ambient behet befas deklarohet 300 m2, pa asnjë shpjegim për sipërfaqen e shtuar. Ndërkaq, në vitin 2012, këtë investim e kanë shitur për 160 mijë euro, duke fituar menjëherë 140 mijë euro me pronën publike. Nga këto para, 14 mijë euro kanë kaluar në llogarinë personale të Fatmira Hajdarit.

Të dhënat pasqyrohen në deklaratat e pasurive të gjyqtares, Fatmira Hajdari, e cila përpos të tjerave deklaron se ka në pronësi edhe një pallat. Kontrata për marrjen me qira të ambienteve publike në Qytetin Studenti është lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, e drejtuar në atë kohë nga Genc Ruli. Kjo kontratë kishte një afat dhjetëvjeçar. Nuk ka të dhëna për çmimin e qirasë, ndërsa djali i Fatmira Hajdarit deklaron vetëm një vit të ardhura nga lokali në Qytetin Studenti.

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas