Guida e njohur Lonely Planet ka publikuar dhjetë vendet që duhen vizituar sivjet.
Besojeni ose jo, në listën e “Best in Europe 2018” janë dy destinacione shqiptare.
Harrojeni Barcelonën, Venecian dhe Amsterdamin, sivjet duhet të vizitoni Kosovën dhe Tiranën.
Kështu sugjeron faqja e njohur.
Mes rekomandimeve në Kosovë është qyteti i bukur i Prizrenit, por edhe vreshtat e mrekullueshme të Rahovecit.
Sa i përket Tiranës, aty thuhet se qyteti i është nënshtruar një transformimi falë ish-kryebashkiakut Edi Rama, tashmë kryeministër. Sipas Lonely Planet, rezultati është befasues.
LISTA
- Emilia Romagna, Itali
- Cantabria, Spanjë
- Friesland, Holandë
- Kosova
- Provenca, Francë
- Dundee, Skoci
- Cikladet e vogla, Greqi
- Vilnius, Lituani
- Lugina Vipava, Slloveni
- Tirana, Shqipëri