Kushdo që nuk mban maskën edhe në rrugë pas 15 tetorit, do të gjobitet.
Mësohet se gjoba do te jetë në masën e 3 mijë lekëve të reja – (30 mijë lekë të vjetra).
Do jetë policia bashkiake dhe ajo e rendit ata që do të vendosin masën administrative, ndërsa si agjent mbledhës i saj do të jetë OSHEE përmes faturës së energjisë elektrike.
Deri tani vendet e rajonit si Kosova dhe Mali i zi e kanë me detyrim mbajtjen e maskës në hapësira publike, ndërsa Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje Hercegovina e përdorin pjesërisht atë.
Po ashtu edhe vendet e Europës si Italia, Spanja, Polonia, Sllovenia dhe Turqia e kanë me detyrim mbajtjen e maskës edhe në rrugë, siç do të jetë në Shqipëri prej mesjavës.