Friday, December 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ja sa lehtë mund të blihet një armë zjarri në Tiranë..

by mapo.al
29/03/2018
in Aktualitet
0

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes mënyrën si mund të pajisesh me armë gjahu pa pasur asnjë dokument.

Madje, pa kaluar në asnjë komision, siç parashikohet nga ligji “për armët”. Bashkëpunëtorët e emisionit investigativ paguan 35 mijë lekë dhe morën një armë gjahu.



Në disa dyqane armësh nuk të kërkojnë asnjë dokument, raporte mjekësore, vlerësim nga Policia e Shtetit apo edhe dalja para komisionit.

Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në një dyqan armësh, ndërsa bisedojnë edhe me personin që shet armë gjahu. Fillimisht, gazetarët i kërkojnë të blejnë fishekë për armë gjahu, ndërsa i bëjnë me dije shitësit se nuk marrin vesh nga armët e gjahut.

Gazetari i kërkon shitësit një çifte pa leje dhe ai i thotë se do t’i gjejë një armë teke ruse ose turke, pasi çiftet janë të shtrenjta.

Gazetari i thotë se e do të lirë që ta mbajë në shtëpi, ndërsa shitësi i kërkon që “unë s’të kam dhënë gjë”. Mësohet se arma e gjahut kushton 35 mijë lekë të reja.

Gazetarët shkojnë sërish në dyqan për të marrë armën e gjahut. Në momentin që bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në dyqan, shitësi telefonon një person.

Ai del jashtë dyqanit, merr lekët (35 mijë lekë të reja) për armën e gjahut dhe më pas solli armën. “Merre se nuk dua ta fus në dyqan” i thotë ai, ndërsa gazetari i kërkon që ta mësojë si ta përdorë. Shitësi ia monton me një gjahtar tjetër dhe ia jep armën e gjahut teke.

Ndërkohë, gazetarët e Fiks Fare faktuan se, krahas armëve të gjahut, edhe fishekët shiten lirshëm, madje pa paraqitur asnjë dokument.

Në qytetin e Lezhës, në një dyqan ku shiten armë gjahu, shitësit të shesin fishekë për derra pa kurrfarë dokumenti.

Gazetarët blejnë një kuti me saçme derri dhe një kuti me fishekë për gjueti shpendësh. Krahas gazetarëve, edhe persona të tjerë blejnë fishekë për mëllenja pa asnjë dokument shoqërues.

Në ligjin me numër 74 të vitit 2014 përcaktohet se autorizimi për mbajtje arme gjahu, sportive dhe armë të tjera, jepet nga organi përgjegjës i Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, municionet e rimbushura të armëve të gjahut janë të destinuara për përdorim të mbajtësit të autorizimit.

Në nenin 34 thuhet se personat që pajisen me armë duhet të kenë mbushur 25 vjeç, mos të kenë dënime apo të kenë ushtruar dhunë në familje, të zotërojë dëshminë për kryerjen e kursit të aftësimit teorik dhe praktik për përdorimin e armës dhe të gëzojë besueshmëri

. Ndërkohë, kushdo që duhet të blejë apo mbajë armë duhet të dëshmojë që nuk ka çrregullime fizike dhe të shëndetit mendor, të pasqyruara këto në raportin periodik mjekësor, të lëshuar nga komisionet mjeko-ligjore.

Për të verifikuar këto procedura, në Policinë e Shtetit ngrihen komisione për dhënien e licencave dhe autorizimeve për veprimtaritë e lejuara me armë.

Tags: arme zjarriBlerjellojemareveshjeShitjetirane

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Trafiku i drogës, Sokol Balla: Fakte të reja për dosjen “Habilaj” dhe Tahirin

Trafiku i drogës, Sokol Balla: Fakte të reja për dosjen “Habilaj” dhe Tahirin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In