ShowBizz

Ja sa vjeç ka mbushur Princesha Kate Middletone…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:01 - 09/01/22 |
mapo.al

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, mbushi sot 40 vjet. Ajo lindi në Reading, Britaninë e Madhe, nga një baba ish-pilot dhe një nënë stjuardesë, të cilët u bënë të pasur në vitin 1987, pasi ndërtuan kompaninë “Party Pieces”, që shiste artikujt për fëmijë on-line.






Ajo gjithmonë është njohur si një ikonë bukurie dhe elegance, sepse, edhe pse nënë e tre fëmijëve, Kate ruan ende linjat e saj perfekte.


Familja mbretërore shquhet për gra elegante dhe Kate Middleton është shembulli më i mirë. Dukesha e njohur gjithmonë është shfaqur në formë perfekte fizike dhe pas kësaj sigurisht që qëndron një regjim strikt.







Siç është protokolli mbretëror, Kate Middleton nuk ndan shumë detaje në lidhje me jetën e saj personale, duke përfshirë tema si dieta dhe stërvitja. Sidoqoftë, në media kanë dalë shpesh informacione se çfarë konsumon ajo dhe çfarë bën për të qëndruar në formë.




Burimet thonë se Kate ha shëndetshëm dhe trupi i saj e tregon më së miri. Dieta e Dukeshës përbëhet nga ushqime të shëndetshme, si frutat dhe perimet. Ajo merr edhe më shumë lëndë ushqyese dhe antioksidantë përmes pijeve (smoothie) të përditshme me përbërës si spinaqi, lakra jeshile, marule, matcha dhe boronicat.



Asaj i pëlqejnë edhe ushqimet e papërpunuara të tilla si sallatat pasi janë shumë të mira dhe për lëkurën e saj dhe humbjen në peshë. Për darkat familjare, Kate Middleton pëlqen të gatuajë pjata të bollshme. Recetat e saj të preferuara përfshijnë kerri, supë dhe pulën e pjekur që i pëlqen shumë dhe princit William.

E keni menduar ndonjëherë si është mënyra e të edukuarit dhe të rriturit të një princi apo princeshe? Shpeshherë kur lexojmë për ta mendojmë se janë fatlumë, që me siguri hanë me lugë floriri apo që kanë komoditete të tjera që shumë fëmijë e prindër nuk i çojnë ndër mend as në ëndrra.

Dukesha e Cambridge,Kate Middleton, i ka dërguar një letër autorit të librit “The modern mother’s handbook: how to raise a happy, healthy, smart, disciplined and interesting child, starting from birth” duke i treguar rregullat e saj të prindërimit.

Sipas saj rregullat më të mira janë:

– Pranoni ndihmë, sidomos gjatë javëve të para pas lindjes. Edhe Kate e ka bërë këtë. Ajo u vendos në shtëpinë e nënës së saj në Bucklebury disa javë pas lindjes. Gjatë kësaj kohe mori gjithë ndihmën dhe përkujdesjen për të cilën kishte nevojë.

– Dëgjoni muzikë me fëmijët. Kensington është një pallat që “gumëzhin” nga muzika. Kate rekomandon të këndoni dhe të kërceni shpesh me fëmijët tuaj, t’u mësoni të luajnë ndonjë instrument dhe t’i ndihmoni të zbulojnë talentet e tyre.

– Mësojuni të jenë mirënjohës që në moshë të vogël. Gjatë vizitës së Michelle dhe Barack Obama në Kensington  në prill të vitit 2016, Kate u sigurua që i pranishëm të ishte edhe George, i cili falenderoi çiftin presidencial për dhuratën që i bënë (një kalë druri), duke u hedhur mbi të i lumtur.

– Ruani qetësinë gjatë zemërimeve të momentit. Gjatë një ceremonie të rëndësishme mbretërore princi George shpërtheu në britma, dukesha ndërhyuri menjëherë duke ruajtur qetësinë dhe duke i folur me një zë të bindur njëkohësisht, ndërsa sytë e të gjithë botës ishin mbi ta.

– Qeshni shpesh bashkë me fëmijën. Shpeshherë Kate qesh me të madhe bashkë me fëmijët e saj ndërsa ata bëjnë ndonjë “prapësi”.

4



Pas