Aktualitet

Ja se për çfarë u fol në intervistën midis Dua Lipës dhe Shpend Ahmetit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:54 - 04/05/20 |
mapo.al

Siç ishte njoftuar dhe më parë, ditën e diel në orën 21:00 Dua Lipa dhe babai i saj kanë biseduar live me Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Këngëtarja kosovare ka lexuar edhe pyetjet e qytatarëve për kryetarin e bashkisë. Dua Lipa është shprehur falenderuese për punën që ai ka bërë në Prishtinë dhe se në këtë periudhë të gjithë duhet të japim frymë pozitive.



Unë dhe babai im kemi shprehur dëshirën për të bërë restaurimin e ‘Amfiteatrit të Prishtinës’ me anë të festivalit Sunny Hill. Shumë evente që ndodhin në Prishtinë mund të bëhen aty dhe amfiteatri të jetë i të gjithë qytetarëve. Ai sot nuk po përdoret për asgjë dhe në momentin që ai rregullohet do të hyjë shumë në punë edhe nga fakti që ndodhet në qendër të qytetit”, shprehet Dua.



Temë diskutimi ka qenë edhe festivali Sunny Hill ku u tha se për momentin akoma nuk dihet se çfarë do ndodhë me të.

See the source image

Këtë vit kemi dashur që të lëvizim festivalin dhe ideja ka qenë që Gërmia është bërë e vogël për festival dhe çdo vit e kemi pasur këtë diskutimim a të mbahet në Gërmia apo jo. Kemi menduar që festivalin Sunny Hill ta zhvendosim në një hapësirë më të madhe. Ajo do të bëhet në afërsi tē Bërnicës”, u shpreh Ahmeti.

Kjo sipas tij është zgjedhja ideale pasi mund të kthehet në “Festival Venue” dhe “Concert Venue” që do të përdoret vetëm në raste koncertesh. Po ashtu Dukagjin Lipa theksoi se ata veçse e kanë bërë një kërkesë në Komunën e Prishtinës dhe kanë pregatitur një plan se si do të duket vendi ku do të mbahen festivalet.

See the source image

Ndërsa sa i përket organizimit dhe planifikimit për vitin 2020, Dukagjin Lipa tha se janë duke pritur për një vendim nga Komuna e Prishtinës, dhe janë të gatshëm t’i respektojnë rregullat pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë popullin. Pastaj Dua Lipa ka filluar edhe me pyetjet që qytetarët i kishin dërguar vihet re se shumica prej tyre janë për masat që janë marrë nga Bashkia e Prishtinës, çfarë vështirësie ka pasur Shpend Ahmeti si kryetar dhe se çfarë pritet të ndodhi në të ardhmen.

See the source image


Etiketa: ,

Pas