KMR

Shenjat që jep mamaja e djalit, kur nuk ju pëlqen…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:19 - 27/11/21 |
mapo.al

Mund të mos jetë një “çun mami”, por kjo nuk do të thotë që mendimi i asaj nuk i intereson! E kur vjen puna tek “e dashura e re” që mund të jeni JU, sigurisht që mendimi i saj sigurisht që luan një rol të rëndësishëm në ecurinë e lidhjes suaj, e ka një ndikim jo të vogël tek partneri juaj!






Takimi i prindërve për herë të parë mund të jetë një sukses i vërtetë nga ana juaj, por dhe një dështim! E për fat të keq nuk ka një mundësi të dytë për të krijuar një pështypje të parë! Ju nuk duhet të dilni nga vetja, për t’i pëlqyer të tjerëve, por duhet të tregoheni të kujdesshëm që në pak orë ju të tregoni më të mirën tuaj ! Megjithëse shumica e takimeve të para janë më formale, ju duhet të jeni të vëmendshme të kapni shenjat pozitive apo negative që tregojnë se prindërit e atij ju pëlqyen apo jo! Ato pozitivet janë më të dukshme, ndaj ne po listojmë reagimet negative, në mënyrë që të merrni situatën nën kontroll nëse do të ketë një takim të dytë!

Lexo edhe :  "Pikat e dobëta” të femrave në dashuri, sipas shenjës së horoskopit

Prindërit e tij ia kushtojnë të gjithë vëmendjen djalit të tyre (thua se nuk e kanë në shtëpi) duke ju “lënë në hije”!







Nuk janë aspak të interesuar të dinë më shumë rreth jush.




Mjaftohen me ato që ju thoni dhe nuk shfaqin interes të dinë më shumë rreth jetës suaj, familjes, punës etj.



Shfaqen skeptikë rreth vazhdimësisë së lidhjes suaj dhe pohojnë me zë të lartë, se djali i tyre as nuk e ka në plan martesën (sigurisht kjo thënë nga goja e tyre).

Nuk bëjnë plane specifike për t’ju takuar përsëri, por e lënë mundësinë e hapur.

Organizmi i planeve të ardhshme sinjalizon se prindërit e tij jo vetëm që ju kanë pëlqyer, por duan t’ju njohin më shumë. Ftesat specifike për ngjarjet e ardhshme, sidomos festat familjare janë sinjal i caktuar POR nëse këto të fundit nuk ju vijnë, është flamur i kuq për ju.

1


Etiketa: , , ,

Pas