Gjysmëfinalja e Champions League ka rezervuar një short të frikshëm.
Bayern do të përballet me Real, si dy pretendentet kryesore për titullin.
“Bayern kundër Ronaldo-s”, shkruan gazeta më e madhe gjermane, Bild.
Por a do ketë një revansh?
Gjermanët dështuan ndaj madrilenëve në sezonin e shkuar. Në atë kohë u përfol shumë se arbitrimi linte shumë për të dëshiruar.
Edhe sivjet, mediat sociale ziejnë nga spekulimet se Reali është i favorizuari i trajnerëve.
Bayern nga ana e tij synon që të thyejë mallkimin spanjoll. Në pesë përballjet e fundit, ata janë eliminuar nga kundërshtarë spanjollë.
Më poshtë janë përballjet gjysmëfinale mes Bayern e Real.
Sezoni 2013/14
23. prill 2014 Real Madrid – FC Bayern 1:0
29. prill 2014 FC Bayern – Real Madrid 0:4
Sezoni 2011/12
17. prill 2012 FC Bayern – Real Madrid 2:1
25. prill 2012 Real Madrid – FC Bayern 2:1 n.V., 1:3 i.E.
Sezoni 2000/01
1. maj 2001 Real Madrid – FC Bayern 0:1
9. maj 2001 FC Bayern – Real Madrid 2:1
Sezoni 1999/2000
3. maj 2000 Real Madrid – FC Bayern 2:0
9. maj 2000 FC Bayern – Real Madrid 2:1
Sezoni 1986/87
8. prill 1987 FC Bayern – Real Madrid 4:1
22. prill 1987 Real Madrid – FC Bayern 1:0
Sezoni 1975/76
31. mars 1976 Real Madrid – FC Bayern 1:1
14. prill 1976 FC Bayern – Real Madrid 2:0