Moti sot do të jetë me vranësira, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.
Sipas Meteoalb, moti do të jetë i paqëndrueshëm ndërsa temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 7°C, në zonat e ulëta nga 3°C në 8°C dhe në zonat bregdetare nga 5°C në 8°C.
Era do të fryjë në drejtim lindor-verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.