Bota

Ja si duket komunizmi






               Publikuar në : 21:26 - 13/08/19 |
mapo.al

Nga Timo Lokoschat, BILD


Gjak dhe ulërima. Polici civil kinez i shtyp kokën me gju një djali të ri mbi një dysheme betoni. Pas 44 sekondash përfundon videoja e shpërndarë gjerësisht në internet. Se çfarë ndodh me personin e arrestuar, nuk dihet. Kjo është një nga shumë skena të tmerrshme nga Hong Kongu, ku Partia Komuniste kineze po demonstron brutalisht fuqinë e saj për javë të tëra.

Ndërsa edhe tek ne është bërë në modë që të ëndërrojnë pak për komunizmin, rinia e Hong Kongut aktualisht po lufton me jetën e saj kundër tiranisë kineze.

Jo të gjithë ata që flirtojnë me idetë e Marksit dhe Engelsit kanë në mendje metoda të dhunshme. Por ndoshta keni lexuar ndonjë libër historie: Sa herë që doktrina komuniste vihet në zbatim- në shekullin e 20 apo 21-të- ajo gjithmonë përfundon si kjo video në mbarë botën pa asnjë përjashtim. Dhe zakonisht shumë më keq.

Por ky nuk është në të vërtetë komunizëm, kundërshtojnë shpesh marksistët këtu në Perëndim.

E vërtetë, nga njëra anë sistemi ekonomik kapitalist shtetëror i Partisë Komuniste kineze ka të bëjë pak ose aspak me atë që imagjinohej dikur në teori.

Nga ana tjetër: kur ka ekzistuar ndonjëherë komunizmi ‘i duhur’? Në Bashkimin Sovjetik? Në Gjermaninë Lindore? Në Kubë? Në Venezuelë? Nikaragua? Kamboxhia? Bolivi? Laos? Somali? Shqipëri? Korenë e Veriut?

Ka ide që nuk duhen lejuar të zbatohen kurrë në praktikë. Komunizmi dhe paraardhësi i tij, socializmi, nuk janë me siguri një prej tyre.

Sa prova të tjera në terren duhet të bëjmë derisa qarqet e fundit të kuptojnë se ideja e ndërtimit të një shoqërie socialiste përfundon gjithmonë në dhunë, shtypje dhe varfëri?

Studentët e rinj nga Hong Kongu janë më realistë për këtë. Ata e dinë se nga çfarë kërcënohen, kur Partia Komuniste kineze e forcon pushtetin e saj: jo nga parajsa, por nga ferri në tokë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas