Moderatorja Jona Spahiu e ka uruar bashkëshortin Frenklin Ymeri për përvjetorin e parë të martesës në një mënyrë mjaft interesante.
Ajo ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një video ku shihen të përmbledhura momentet më gazmore të lidhjes së tyre, e cila është kulmuar me ardhjen në jetë të vogëlushit Raiden.
“Nga video e parë, në videon e fundit, nuk është shtuar vetëm Raiden por edhe dashuria që kam për ty”, shkruajti Jona në përshkrimin e fotos, “Gëzuar përvjetorin, shpirti im binjak!”- ka shkruar Jona Spahiu krahas videos së postuar, e cila ka marrë një sërë komentesh dashamirëse nga miqtë dhe të afërmit.
https://www.instagram.com/p/ByizKNlFwWq/