fbpx

Sport

“Ja si i theva hundën Diego Costa-s në stërvitje”






               Publikuar në : 20:02 - 08/10/19 |
mapo.alm

Mbrojtësi 21-vjeçar i Chelsea-t Fikayo Tomori ka treguar një histori kur Diego Costa ishte akoma te Chelsea. Qendërmbrojtësi ishte vetëm 18 vjeç kur u përplas me ish-sulmuesin gjatë një seance stërvitore në Cobham.


“Isha një aksident. Të dy kërcyem për topin, duhet t’i hiqja topin sepse donte të shënonte gol. Ai goditi pjesën e prapme të kokës time dhe theu hundën.



Nuk e kuptova që ishte thyer deri të nesërmen kur ishte shkruar në të gjitha gazetat. Ai nuk më goditi në stërvitje pas atij incidenti. Vetëm sa më tërhoqi veshin në mënyrë miqësore.”

 


Etiketa: , , ,

Pas