Xhensila Myrtezaj po shijon ditët e fundit të shtatzënisë. Pak ditë më parë në një intervistë Besi tha që vogëlushja e tyre pritet të vijë në jetë në fund të muajit qershor ose në fillim të korrikut.
Këngëtarja e njohur na tregon se si po i kalon këto ditë të fundit të pritjes së ëmbël. Ajo ka zgjedhur Sarandën për të pushuar. Fillimisht, kanë qenë fotot e para të mëngjesit që ajo ka konsumuar bashkë me të shoqin, e më pas ka vendosur të pozojë e veshur me një fustan të gjerë, me dy ngjyra.
Nuk mund ta mohojmë që këngëtarja duket në formë shumë të mirë fizike dhe nuri i shtatzënisë ia ka shtuar edhe më tepër bukurinë asaj.