Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ja si të fitoni 25 mijë euro/ Detajet e konkursit të sipërmarrësve në Tiranë

by mapo.al
16/11/2021
in Aktualitet, KMR, Kryesore, Teknologji
0

Qendrat e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor bashkojnë forcat për të organizuar konkursin më të madh të sipërmarrësve në Tiranë

Rreth 200 pjesëmarrës nga 6 vende të Ballkanit do të sfidojnë njëri-tjetrin në TechStars Startup Weekend Balkans ku në fund fituesi do të fitojë çmimin e madh prej 25 mijë eurosh.



Gjatë sfidës 3-ditore, mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë do të mbështesin sipërmarrësit e rinj për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.

Aktiviteti është pjesë e sfidës globale të TechStars Startup Weekend, e krijuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të ndërtojnë një komunitet, të ndajnë idetë, të bashkëpunojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre përmes angazhimit të liderëve të industrisë.

Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i Innovation Center Kosovo thotë se ky partneritet me TechStars është pjesë e investimit në komunitetin e startup-eve dhe ambicies për të vazhduar ndërtimin e urave të ndërmarrësisë në Ballkanin Perëndimor.

“Disa nga mendjet më të zgjuara nga i gjithë rajoni marrin pjesë në Techstars Startup Weekend Bakans dhe mezi pres të shoh risitë që ata do të krijojnë gjatë kompeticionit”, deklaron Begu.

“Techstars Startup Weekend u ndërtua rreth nevojës që sipërmarrësit të kenë një komunitet në të cilin ata mund të shkëmbejnë ide, të bashkëpunojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre, të përziera me dëshirën tonë për të vazhduar shtyrjen e kufijve të asaj që është e mundur me rritjen e bashkëpunimit në rajon në këtë kohë te vështirë”, nënvizon Kosta Andrić, Partner në ICT Hub & ICT Hub Venture Serbia.

Konkursi Startup Weekend Balkans do të fokusohet në sfidat që kanë të bëjnë me energjinë, kripto & blockchain, siguria kibernetike, telekomunikacion, turizëm dhe AgriTech, financa dixhitale si dhe e-commerce.

Aneida Bajraktari, bashkëthemeluese e Balkans Capital thotë se organizuesit e qendrave përfaqësojnë vende individuale, por janë bërë bashkë në emër të inovacionit dhe ndërtimit të njohurive.

Çmimi i madh për fituesit e fundjavës, me vlerë 25,00 euro, përfshin:

• 1 javë bootcamp në një European Startup Hub,
• Pjesëmarrje e paguar në konferencë per startup-et brenda Bashkimit Europian
• Asistencë teknike nga EBRD team,
• 3 muaj hapësirë co-working,
• Pjesëmarrje në aktivitetin e ardhshëm të klubit të investitorëve,
• Asistencë me Strategjinë e marketingut dhe faqe interneti me porosi,
• Pjesëmarrje në një program inkubimi në një hub rajonal;
• 1 vit shërbim hostimi
• Kupon 1000 euro nga Amazon;
• Konsulencë për pronën intelektuale dhe shume te tjera.

Techstars Startup Weekends Balkans ka mbështetës kryesor Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe organizohet nga Solveo Macedonia, ICT Hub Serbia, Innovation Centre Kosovo,Tehnopolis Montenegro, HUB 387 Bosnia, Oficina and Balkans Capital nga Shqipëria. Rrjeti mbarëbotëror i Techstars i ndihmon sipërmarrësit të kenë sukses. E themeluar në vitin 2006, Techstars lidh startup-et, investitorët, korporatat.

Tags: 25 mijë euroBashkia e Tiranëskonkursi

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Tomor Alizoti: Kemi injorancë në Parlament, servilosen për një post

Tomor Alizoti: Kemi injorancë në Parlament, servilosen për një post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In