Kryesore

Ja si votoi ‘Opozita hibride’ në Parlament






               Publikuar në : 17:46 - 13/03/19 |
mapo.al

Ata e quajnë veten deputetë të opozitës, por në fakt morën mandatet e djegura të PD e LSI, nxituan të votojnë ligjet e mazhorancës që në seancën e parë.


Në seancën e sotme plenare janë miratuar 3 projekt/ligjet e rendin e ditës. Theksojmë se projektligjin që e votuan të gjithë pa përjashtim ishte ai për përmirësimin e kushteve të konvikteve.

“Projektligji ‘Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjetike, faza III’ mori sot 85 vota pro dhe asnjë kundër.

Pra “opozita hibride” u integrua shpejt në parlament duke arritur dakortësinë absolute dhe duke e bërë mazhorancën më të fortë”

Deputetët e rinj:

Myslim Murrizi – PD
Rudina Hajdari – PD
Lefter Koka – LSI
Elda Hoti – LSI
Erdiola Braha – LSI
Edlira Hyseni – LSI
Lefter Maliqi – PD
Majlinda Halilaj – PD
Alban Zeneli – PD
Ligoraq Karamelo – PD
Enver Roshi – LSI
Aurora Mara – LSI
Edmond Rrushi – LSI
Ylli Shehu – LSI


Etiketa: , , , , , ,

Pas