Kronika

Ja si votuan gjyqtarët kur i hoqën dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit (Faksimile e vendimit)




               Publikuar në : 10:38 - 11/02/19 |
mapo.al

Nuk ka qenë unanim vendimi i trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për të ndryshuar vendimin e Gjykatës më poshtë për Dritan Dajtin duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.


Gjyqtari Fuat Vjerdha ka publikuar në profilin e tij në Facebook, faqen e fundit të këtij vendimi ku mbajnë firmat dhe të 5 gjyqtarët që kanë firmosur këtë vendim. Nga ky dokument duket që 3 gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimi kanë venduar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg. Ndërsa gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.

Vendimi i Apelit të Krimeve që i hoqi dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit

Vendimi i cili shpëton Dritan Dajtin nga burgu për jetë edhe pse vrau 4 policë në gusht të 2009 nxiti reagime dhe indinjatë. Ndërkohë ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se ky vendim kërkon një vlerësim urgjent nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokuroria

Kush ishin gjyqtarët që gjykuan dosjen e Dritan Dajtit ne Apel:

Pesëshja e gjyqtarëve përbëhej nga tre gjyqtarë nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës. Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, i cili mban dhe postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla nga Gjykata e Apelit e Vlorës.

Kjo ishte hera e dytë që dosja e Dritan Dajtit shqyrtohej në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pasi herën e parë Kolegji Penal, i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i dha atij katër vendime me burg përjetë për vrasjen e secilit efektiv policie.

/Gazeta Mapo/


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas