fbpx

Dikur

Ja të veçantat që kishte pasaporta në kohën e Ahmet Zogut (FOTO)





               Publikuar në : 20:31 - 07/07/19 |
mapo.al

Pasaporta shqiptare në kohën e mbretit Zog, ka patur disa veçori që sot nuk janë më.


Kjo ka të bëjë me 6 këshilla që ishin të shkruara në kapakun nga brenda pasaportës.



Ja çfarë shkruhej në të:


1. Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

2. Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

3. Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

6. Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.


Etiketa: ,

Pas