Izraeli, Zvicra dhe Austria janë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e lisë së majmunëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 15.
Izraeli dhe Zvicra thanë se identifikuan një person të infektuar i cili kohët e fundit kishte udhëtuar jashtë vendit. Izraeli po heton raste të tjera të dyshuara.
Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në shpërthimin e fundit në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se një numër rastesh të tjera të dyshuara janë duke u hetuar, pa përmendur vendet e përfshira dhe paralajmëroi se ka të ngjarë të konfirmohen më shumë infeksione.