Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha feston 40-vjetorin e lindjes dhe partnerja e tij Armina Mevlani, si rrallë herë, e ka uruar publikisht.
Ndërsa postoi një fotografi nga dita e fejesë së çiftit, blogerja e modës i bëri këtë dedikim: “Gëzuar Ditëlindjen zemra ime! Qofshin të gjitha ditët e tua të qeshura siç ti je gjithmonë, qofshin të bardha siç ti e ke zemrën dhe siç ti sjell dritë sa herë të kam afër. Të uroj me shpirt lumturi dhe qofshim në çdo ditëlindje bashkë përgjithmonë”.
https://www.instagram.com/p/BuYfzMHFvL1/