KMR

Ja vendi që i ndalon zyrtarët të udhëtojnë jashtë pa autorizimin e zv.presidentit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:43 - 03/07/18 |
mapo.al

Zyrtarët e Guinesë Ekuatoriale nuk mund të udhëtojnë më jashtë vendit, që prej mesit të muajit qershor, pa autorizimin e zëvendëspresidentit, Teodorin Nguema Obiang, bënë të ditur disa prej tyre të kontaktuar sot nga media.


“Nuk kam mundur të udhëtoj në mungesë të këtij autorizimi, nuk e di, në aeroport më thanë se duhej një e tillë për zyrtarët”, deklaroi Juan Mbo, zyrtar në Institutin Kombëtar të Sigurisë Sociale, një informacion i konfirmuar nga funksionarë të tjerë të shtetit.


Më 13 qershor, një komunikim me shkrim i nënshkruar nga Teodorin Nguema Obiang, zëvendëspresident i ngarkur për Mbrojtjen dhe Sigurinë i është drejtuar kryeministrit dhe ministrit për Sigurinë Kombëtare.


Të gjitha autorizimet për të lëvizur të nënshkruara nga anëtarë të qeverisë, zyrtarë të lartë dhe zyrtarë në përgjithësi, të cilët nuk janë përdorur ende duhet të kthehen mbrapsht për konfirmim nga ana e zëvendëspresidentit.


Është kërkuar gjithashtu në këtë kërkesë me shkrim ku media ka siguruar një kopje që ajo t’u përcillet të gjitha ministrive, komisariateve, aeroporteve dhe porteve të territorit kombëtar, shkruan atsh.

Sipas burimeve që përputhen, kjo masë e re vjen pas dyshimeve për tentative të një grushti shteti që Malabo e konfirmoi në janar se e kishte dekonspiruar.

Disa porositës të përcaktuar nga pushtet se qëndronin pas kësaj tentative grushti shtet ishin zyrtarë që kishin udhëtuar në Europë në fund të vitit 2017./balkanweb/


Etiketa: , , ,

Pas