Në këtë ditë të nxehtë verore është pikasur në detin Jon të qytetit të Sarandës jahti ‘Al Raya’. Ky mjet lundrues, vlera e të cilit është 250 milionë dollarë, është pronë e familjes mbretërore të Bahrain-it, shtetit arab në Gjirin Persik.
Ndërkohë që nuk dihet se kush gjendet brenda jahtit, që gëzon një gjatësi 110 m, sikurse mund të shihet edhe nga fotot, një grup njerëzish i janë drejtuar qytetit jugor përmes një gomoneje.
Në bazë të një kërkimi të thjeshtë në internet, ‘Al Raya’ është prodhuar në vitin 2008.