Wednesday, July 6, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Jakup Krasniqi përlotet në Hagë: Më lidhët duart si kriminel, jam intelektual dhe kam shkruar 15 libra (VIDEO)

by mapo.al
09/11/2020
in Kryesore, Rajoni, Video
0

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është shfaqur i prekur në një moment përballë Tribunalit të Hagës, ku akuzohet për krime lufte.

Si një nga ish-drejtuesit e UÇK-së, Krasniqi pohoi sërish se nuk ka keqtrajtuar kurrë njeri në jetën e tij. Duke përsëritur se nuk është fajtor, ai u shfaq i emocionuar teksa edhe u përlot duke thënë se gjatë transportimit nga paraburgimi për në ambientet e Gjykatës, i kishin lidhur duart me pranga, si kriminel.

“Aq padrejtësi sa më kanë bërë sot nga burgu e deri këtu, duke më lidhur duart e duke më kontrolluar, unë kurrë në jetën time nuk ia kam bërë kujt. Mund të keni procedura që janë të përshtatshme për kriminelë por jo për mua”, u shpreh Krasniqi.

“Jam intelektual, jam arsimuar për të qenë mësues, por jam detyruar që të luftoj për mbrojtjen e Kosovës, por unë as kaq nuk ia kam bërë sa më keni bërë ju, që mi keni lidhur duart duke mi kontrolluar disa herë, keni procedura që mund të jenë të përshtatshëm për kriminalë, por jo për mua. Unë i kam shkruar 15 libra, dhe ndihem shumë mirë, por ndihem keq për padrejtësinë, jo pak por tepër të madhe, as kaq padrejtësi sa më keni bërë nga ora 6 e 4 nëntorit e deri tani se kam merituar dhe s’ka kush që këtë padrejtësi të mundet që ta arsyetojë”, tha ai duke iu drejtuar trupës gjykuese.

Jakup Krasniqi tha më tej se Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë u krijua nga Serbia si hakmarrje ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Për ish-Jugosllavinë ka qenë një tribunal dhe ka pasur të akuzuar, kam qenë dëshmitar i kam thënë të gjitha dhe po të kishte një dëshmi, fakt të inkriminuar jam i bindur që trubunali ndërkombëtar i Hagës do të më dënonte, e shoh si përpjekje të fundit, më vjen keq ta them se në 2006, Akademia e Shkencave të Serbisë ka bërë një përpjekje, që të ndërtonte dhe një Tribunal për Kosovën dhe e arriti qëllimin duke krijuar një tribunal krejt njëetnik, kur nuk besoj që s’ka njeri që e di se kush ka bërë krime lufte në Kosovë”, tha ai.

Dëshmia e plotë e Jakup Krasniqit përpara Tribunalit të Hagës
Unë dua të them 2-3 çështje dhe do të përpiqem t’i them shkurt. Së pari, dua të them këtu se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020 në aktakuzë, po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët, kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa më kanë trajtuar mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë nuk i kam trajtuar njerëzit në këtë mënyrë.

Prandaj, unë jam intelektuar jam njeri që e kam luftuar politikisht Serbinë, dhe s’e kam drejtuar gishtin nga popullsia serbe. Në aktakuzë i ndani shqiptarët katolikë dhe musliman, unë nuk jam as katolik dhe as musliman, unë jam shqiptar dhe për mua është fyese.

Cilësimi i prokurorit se jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua, shokët, familjet që luftuam gjatë për kombin tonë nuk ka gjë me fyese sepse ne në një kohë të gjatë, në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë, që e arritëm me SHBA e BE, me NATO e OKB dhe të gjithë ishim dhe jemi ndërrmarje e përbashkët Çlirimitare dhe shtetformuese, ndërsa kriminal janë jo vetëm serb në Serbi, ka qenë vetëm koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit.

Besoj shumë që këtë e dinë të gjithë qytetarët e arsimuar që së paku është mbi 30 vjeç dhe jeton në vendet e demokracive përëndimore ku janë rritur dhe edukuar me vlerat e kësaj bote që janë të drejtat dhe liritë e njerëzve. Dua t’u them që unë kam qenë i dënuar nga regjimi kriminal i Jugosllavisë në ‘81-‘82 dhe më kanë dënuar pse lexoja libra, pse kam folur dhe kundërshtuar këtë regjim, më shumë të drejtë kanë pasur ato atje, sesa sot që gjendem këtu.

Është bërë një padrejtësi e madhe për mua, se populli ynë e ka një fjalë që thotë “njeriu është më i fortë se guri dhe atë që s’e bën njeriu e bën guri”, populli jonë ka vuajtur shumë nga padrejtësitë, dhe nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. Nuk do e ndieja veten mirë që të isha në shërbim të gjenocidit të Serbisë, për të cilat dhe prokurori serb këto ditë tha “adresa e qartë e krejt kësaj maskarde është në Beograd dhe mbështetësit të politikave të saj, kudoqofshin ato“.

Unë i kuptoj këto njerëz, dhe mënyrën se si sillen, jam intelektual, jam arsimuar për të qenë mësues, por jam detyruar që të luftoj për mbrojtjen e Kosovës, por unë as kaq nuk ia kam bërë sa më keni bërë ju, që mi keni lidhur duart duke mi kontrolluar disa herë, keni procedura që mund të jenë të përshtatshëm për kriminalë, por jo për mua. Unë i kam shkruar 15 libra, dhe ndihem shumë mirë, por ndihem keq për padrejtësinë, jo pak por tepër të madhe, as kaq padrejtësi sa më keni bërë nga ora 6 e 4 nëntorit e deri tani se kam merituar dhe s’ka kush që këtë padrejtësi të mundet që ta arsyetojë.

Për ish-Jugosllavinë ka qenë një tribunal dhe ka pasur të akuzuar, kam qenë dëshmitar i kam thënë të gjitha dhe po të kishte një dëshmi, fakt të inkriminuar jam i bindur që trubunali ndërkombëtar i Hagës do të më dënonte, e shoh si përpjekje të fundit, më vjen keq ta them se në 2006, akademia e shkencave të serbisë ka bërë një përpjekje, që të ndërtonte dhe një tribunal për Kosovën dhe e arriti qëllimin duke krijuar një tribunal krejt njëetnik, kur nuk besoj që s’ka njeri që e di se kush ka bërë krime lufte në Kosovë.

LEXO EDHE: 

“Maskaradë e Beogradit”, Jakup Krasniqi në Hagë: Kurrë s’kam trajtuar kënd si ju mua këto ditë

Tags: Gjykata e HagesJakup KrasniqiKosovelufta ne kosoveVideo

JU SUGJEROJME

Protesta të dhunshme në Shkup kundër propozimit francez, plagosen 47 policë
Bota

Protesta të dhunshme në Shkup kundër propozimit francez, plagosen 47 policë

06/07/2022
“Gjylja e madhe plasi”, mos u mëzit “tre ditë dhe harrohet”
Aktualitet

“Gjylja e madhe plasi”, mos u mëzit “tre ditë dhe harrohet”

05/07/2022
Preç Zogaj: PD-ja zyrtare bëri mirë që nuk iu bashkua protestës së Berishës
Aktualitet

Preç Zogaj: PD-ja zyrtare bëri mirë që nuk iu bashkua protestës së Berishës

05/07/2022
Game Over
Analizë

Game Over

05/07/2022
Next Post
Aksident tragjik në Itali – Përplasen dy makina, ndërron jetë i riu shqiptar

Aksident tragjik në Itali - Përplasen dy makina, ndërron jetë i riu shqiptar

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Pas shoferit ndërron jetë edhe mjeku i urgjencës, ishte fejuar pak muaj më parë
  • Protesta të dhunshme në Shkup kundër propozimit francez, plagosen 47 policë
  • “Gjylja e madhe plasi”, mos u mëzit “tre ditë dhe harrohet”
  • Preç Zogaj: PD-ja zyrtare bëri mirë që nuk iu bashkua protestës së Berishës
  • Game Over



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In