Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po kalon disa ditë pushimi në Jalë, aty ku po mbahet edhe Kampi Veror i të rinjve të kësaj force politike.
Ish-kreu i Shtetit ka postuar një foto me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Të dy shfaqen buzë detit, të buzëqeshur, ndërsa Meta foton e shoqëron me mbishkrimin: Jala – Një dashuri më vete.
Gjatë ditës, Ilir Meta ndau një foto me te rinjtë në rrjetet sociale duke shkruar se nuk mund ta niste ditën më bukur se kaq.
“Nuk ka më bukur se sa ta nisësh ditën kështu!”, shkruan Ilir Meta.